Loading..

Seria gama e sistemëve të osmozës

Gama series of osmosis systems

Produkti

Impiante Industriale:
Seria Gama e sistemëve të osmozës
Kapaciteti 150-1650 m³ në ditë

Osomoza e kundërt është procesi i filtrimit me membrane për të marrë ujë të pastër, i cili ndan të gjitha mineralet e papëlqyera nga uji dhe përdoret atje ku metodat konvencionale të trajtimit të ujit janë të pamjaftueshme (ujë deti, ujë me konduktivitet të lartë, ujërat e puseve, etj.). Ky proces zgjat deri sa të vendoset një ekuilibër osmotik. Osomoza e kundërt është e kundërta e rrjedhjes së osmozës. Sistemet e osmozës GAMA sigurojnë me sukses që të merret ujë i pastër si rezultat i këtij procesi. Për më tepër, sistemet me osmozë të kundërt mund të prodhohen në stile dizajni të ndryshëm sipas kërkesës së klientit.

VEÇORITË STANDARTE
• Enet e membranave të tipit FRP
• Membrana me diametër 8” Spirale TFC
• Pompa të presionit të lartë centrifugal vertikale me inoks AISI304 ose AISI316
• Skelet inoks AISI304 ose çeliku i lyer me bojë epoxy ST-37
• Filtra kartuce 5 Mikron
• Linja e presionit të ulët U-PVC PN16
• Linja e presionit të lartë me tuba inoks AISI304
• Valvë në hyrje tip flutur me komandë elektrike
• Valva rregulluese presioni në dalje të pompës dhe linjës së shkarkimit
• Çelsa stakimi për presion të ulët dhe presion të lartë
• Sahata uji në linjën e prodhimit dhe të shkarkimit
• Manometra me glicerinë
• Tregues konduktiviteti për ujin e prodhuar (0-2000µS / cm)
• Mates pH (opsionale)
• Autoshplarje, shplarje automatike dhe sistemi pastrimi me kimikate
• Celes On-Off
• Panel PLC dhe panel operatori
• 380 V / 50Hz / 3ph
• Panel kontrolli IP56

Rekomandime për limitet e ujit në hyrje
• TDS i ujit në hyrje: 0 - 2,000 ppm
• Presioni i punës: ndërmjet 10 dhe 15 bar
• Presioni i ujit në hyrje: 2 deri 5 bar
• Nëse fortesa është më shumë se 3 grade franceze, kërkohet sistemi dozimi me antiskalant.
• Vlera e pH: 6 - 8
• Toleranca për Silicin (SiO2): 25 ppm maksimum në rendimentin 60%
• Temperatura maksimale e ujit në hyrje = 30º C maks.
• Toleranca maksimale për Hekurin: 0.05 ppm, dhe në qoftë se përdoret sistem dozimi me antiskalant 0.2 ppm
• Nuk duhet të ketë Hidrogjen Sulfid.
• Nuk duhet të ketë turbullirë (NTU < 1)
• SDI < 5
• Ndotja mikrobiologjike duhet të eleminohet.

Produkte të tjera