Loading..

Sistemet e Ultrafiltrimit

Ultrafiltration Systems

Produkti

Impiante Industriale:
Sistemet e Ultrafiltrimit

Sistemet e ultrafiltrimit janë një proces filtrimi. UF përdor membrane me dimensione të poreve 0.01 mikron dhe kjo shërben si barrier për bakteriet, viruset dhe mikroorganizmat e tjerë pa përdorur kimikate. Çdo grimcë më e madhe se 0.01 mikron do të eleminohet dhe turbullira do të ulet deri në 0.1 NTU.

Klori është metoda më e njohur për eliminimin e ndotjes mikrobiologjike nga uji dhe është efektive, megjithëse jo 100% veçanërisht për mikroorganizmat që formojnë spore, siç është Kryptosporidia. Këto organizma i rezistojnë klorit, por mund të eleminohen me anë të UF. Për më tepër, përbërësit organikë në ujë mund të vepronin me klorin dhe të formonin produkte të tjera DPD, të cilat janë edhe toksike. UF nuk i shton gjë ujit dhe nuk prodhon kimikate të padëshiruara në ujë.

Modulet UF janë të përshtatshme për filtrimin e ujit sipërfaqësor, parafiltrimin për ujin e detit para se të futet uji te impianti i RO për të kriptuar, trajtimin e riciklueshëm të ujrave të zeza dhe mund të zëvendësojë trajtimin konvencional dhe biologjik të ujit për të furnizuar sistemet RO. Sistemet e UF përdoren me sukses për trajtimin e ujit të detit, sektorin e ushqimit dhe në proceset e pijeve, fabrikat e prodhimit të ujit mineral duke larguar bakteriet dhe në mënyrë indirekte duke dezinfektuar ujin dhe në shumë projekte të tjera speciale. Ato përbëjnë një pjesë esenciale në sistemet speciale të trajtimit të ujrave të zeza për riciklim dhe procesin e riciklimit të ujrave me origjinë nga MBR.

Produkte të tjera