Loading..

Filtrat me rërë kuarci

Quartz sand filters

Produkti

Impiante Industriale:
Filtrat me rërë kuarci

Filtrat me rërë kuarci përdoren me qëllim eleminimin e grimcave të ngurta që qëndrojnë pezull, turbullirën dhe pjesëzave të tjera. Filtri ndërtohet me vendosjen e disa shtresave me rërë kuarci me dimensione të ndryshme.

Qëllimi i dytë i përdorimit të Filtrit me Rërë Kuarci përveç eleminimit të grimcave të forta nga uji është mbrojtja e paisjeve të tjera filtruese pas tij. Në sistemet ku filtrimi është bërë mirë, ngarkesa që do të shkojë tek filtrat e tjera do të minimizohet, do të rritet jetëgjatësia e paisjeve dhe do të rritet produktiviteti.

Filtrat me rërë kuarci përdoren si parafiltrim në pastrimin e ujit teknologjik dhe ujit të pijshëm ose për të eleminuar turbullirën në ujrat e dalë nga sistemet e pastrimit të ujrave të zeza.

Filtri me rërë kuarci do të jetë zgjidhja më e përshtatshme për të përmbushur nevojat tuaja për filtrim në kapacitete dhe shpejtësi të ndryshme. Ata punojnë në një kohë optimale si dhe me komoditet në administrim dhe mbështetjen e shërbimit. Parametrat që ndikojnë në produktivitetin e filtrit me rërë kuarci; Cilësia dhe Sasia trupave të filtrimit është e mirë dhe një zgjidhje e mirë për shpejtësinë e filtrimit. Shpejtësia e mirë në Filtrat me Rërë kuarci arrin në 15-20 mikron.

Grimcat e mbajtura në shtresën filtruese gjatë kohës së punës shkarkohen gjatë procesit të backwash-it, kështu që filtri është pastruar dhe lënda filtruese është rinovuar.

Produkte të tjera