Loading..

Filtrat e hekurit dhe manganit

Iron, manganese and arsenic filters

Produkti

Impiante Industriale:
Filtrat e hekurit, manganit dhe arsenikut

FILTRAT E HEKURIT DHE MANGANIT

Në sajë të mineraleve speciale Filtrat e Hekur-Manganit mund të reduktojnë sasinë e hekurit si dhe manganit deri në vlerat 5ppm në uje dhe ti cojnë në nivele të pershtatshme me nivelin e ujit të pijëshëm dhe në standartet e ujit të përdorëshëm (Fe=0,2 ppm - Mn= 0,05ppm).

Këto filtra nuk kanë nevojë për materiale të tjera. Po ashtu këto filtra largojnë gazrat si të sulfidit, të hidrogjenit, methanit, dioksidid të lirë të karbonit si dhe përqëndrimet e larta të lëndëvë organike në ujë.

FILTRAT E ARSENIKUT

Arseniku është një element i cili bën pjesë tek grupi i metaleve dhe jo metaleve dhe është një nga elementet më të zakonshëm në ujë, por ai gjithashtu ështe një substancë kancerogjene si dhe toksike. Arseniku inorganikë më i gjindur në natyrë është Arsenite (As(III)) si dhe Arsenate (As(V)). Tipi dhe shpërndarja e arsenikut përcaktohet nga pH i ujit, redoksi potencial, si dhe prezenca e joneve komplekse siç janë sulfuri, hekuri dhe kalçiumi. Në shumë zona të botës, shumë njerëz janë ballafaquar me rrezikun e helmimit me arsenik për shkak të ndotjes me arsenik që ndodh natyrshëm në ujërat nëntokësore. Për këtë arsye, Sistemet e Filtrave të Arsenikut përdoren me sukses për të ulur vlerat e arsenikut nga vlerat e mëparshme, në mënyrë që të arrihen kufijtë e pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga 50µg/L në poshtë vlerës 10µg/L. Përderisa shëndeti i njerëzve ka rëndësi, mineralet e përdorura në sistemet tona janë në përputhje me normat botërore të ushqimit.

Produkte të tjera