Impianti i trajtimit të ujrave të zeza - SBR
Fillimisht ujrat e zeza hidhen në një depozitë fillestare për stabilizim dhe një pompë zhytese për ujrat e zeza i con ato nëpërmjet një rrjete të imet në hyrje të sistemit. Kështu që eleminohen mbeturinat e forta si mbeturina, lecka. Pas rrjetës, ujrat e zeza shkojnë në reaktorin zinxhir ku hyjnë në kontakt me llumin aktiv. Në reaktorin zinxhir, ndotësit organic në përbërje të ujrave të zeza shëndërrohen në CO2 dhe ujë me ndihmën e bakterieve aerobike. Oksigjeni dhe ajri i përzier i kërkuar për të realizuar këtë proces furnizohen me anë të një fryresi (bloueri) që gjendet në sistem.
Ajri që furnizohet në reaktor shpërndahet njëtrajtësisht në reaktor me anë të difuzorëve membrane plastik që shpërndajnë flluska të imta ajri. Në reaktor ujrat e zeza, të cilave ndotësit organik u janë larguar nga bakteriet, precipiton. Uji i trajtuar është ndarë nga grimcat bakteriale me anë të sedimentimit. Gjatë kohës që uji shkarkohet në depozitim me anë të një pompe zhytese, ai dezinfektohet me klor me anë të një pompe dozimi.
I gjithë sistemi punon në mënyrë krejtësisht automatike. Mbetja e llumit e krijuar gjatë kohës është e nevojshme që të pastrohet.