Sistemet e trajtimit të ujërave gri me MBR
Ujrat e përdorura ndahen në dy kategori: ujra të zeza dhe ujra gri. Ujrat gri kanë vlera të ulta ushqimore, prandaj shpenzimet e trajtimit kanë vlera të vogla. Ujrat gri vijnë nga dushet, lavamanet e larjeve të duarve dhe ky lloj uji mund të riciklohet në vend dhe të përdoret për shplarjen e WC, ujitje të kopshteve si dhe larjen e makinave. Teknologjia e trajtimit të ujrave gri bazohet në sistemet PTFE MBR. Këto sisteme janë të gatshme dhe mund të dizajnohen sipas kërkesave specifike të klientëve.
Sistemet e trajtimit të ujërave gri me UF
Nuk ka përkufizime të qarta për ujrat gri. Ujrat gri vijnë nga dushet, lavamanet e larjeve të duarve konsiderohen gri pasi kanë nivel të ulët ndotje dhe mund të trajtohen lehtë biologjikisht. Një ujë i tillë mund të trajtohet me sisteme ultrafiltrimi, sisteme me filtrë rëre, karbon aktiv ose depozita balancimi të mbushur me media të ajrosura dhe biologjike. Në hapin e fundit, uji i trajtuar mund të trajtohet me sistem UV ose dozim me klor. Uji i trajtuar mund të përdoret për shplarjen e WC, ujitje të kopshteve si dhe larjen e makinave.