ALBUJI Logo
Kthehu te Produktet
Për Biznes

Filtrat me Rërë Kuarci

Filtrat me Rërë Kuarci

Eliminon grimcat e ngurta, turbullirën dhe papastërtitë

Përshkrimi

Filtrat me rërë kuarci përdoren për eliminimin e grimcave të ngurta pezull, turbullirës dhe pjesëzave të tjera nga uji. Filtri ndërtohet me disa shtresa rëre kuarci me dimensione të ndryshme. Përveç pastrimit të ujit, ai shërben edhe për mbrojtjen e pajisjeve të tjera filtruese që vendosen pas tij. Përdoret si parafiltrim në trajtimin e ujit teknologjik dhe të ujit të pijshëm, si dhe për uljen e turbullirës në ujërat e dala nga sistemet e purifikimit të ujërave të zeza. Grimcat e mbajtura në shtresën filtruese shkarkohen gjatë procesit të backwash-it, duke rinovuar materialin filtrues.

Veçoritë

Shtresa rëre kuarciBackwash automatikParafiltrimMbron pajisjet filtruese

Specifikimet Teknike

Kapaciteti1-100 m³/orë
MediaRërë kuarci shumështresore
BackwashAutomatik/Manual
AplikimiParafiltrim/Trajtim uji
LargimiTurbullirë dhe grimca

Na kontaktoni për informacion shtesë dhe ofertë të personalizuar.