Loading..

Impianti RO Aqualine

Reverse Osmosis System

Produkti

Impiant Filtrimi Uji:
Impianti RO Aqualine
Impiant RO Aqualine sot për sot është impianti më popullor kudo nëpër botë, Europë, USA, Kinë etj, pasi ofrojn ujë me pastërti maksimale. Sistemi i filtrimit me osmozë të kundërt për përdorim shtëpiak filtron ujin që vjen nga rrjeti, pusi etj. Ata operojnë me parimin e osmozës së kundërt dhe eleminojnë papastërtitë që mund të gjenden në rrjetin e ujit të pijshëm. Me këto impiante ju mund të prodhoni ujë të pastër kristal, të freskët dhe të shëndetshëm për të pirë dhe për të gatuar.
Këto impiante largojnë:
Osmoza është një proces natyror i njohur për më shumë se 200 vite, në të cilën janë bazuar sistemet e filtrimit me osmozë të kundërt. Muret e qelizave të gjalla janë membranë natyrore gjysëmpërcuese. Kjo do të thotë që membranat janë selektive. Disa materiale mund të kalojnë nëpër to, të tjerë jo. Natyra gjysëmpërcuese e membranave lejon ujin të kalojë shumë më lehtë se sa mineralet e tretura. Në qoftë se dy tretësirat me përqendrime të ndryshme kripërash janë të ndara nga një membranë gjysëmpërcuese, uji me përqëndrim më të vogël kërkon te hollojë tretësirën më të përqëndruar. Ky është fenomeni i osmozës. Kur mbi tretësirën e përqëndruar ushtrohet presion, drejtimi i ujit nëpër membranë është i kundërt dhe kështu është procesi i osmozës së kundërt. Aftësia e membranës për të kaluar ujin në mënyrë selektive është e pandryshueshme, ndryshon vetëm drejtimi i rrjedhjes së ujit.

Produkte të tjera