Loading..

Zbutës Uji Pentair 1054

Water softener Pentair 1054

Produkti

Zbutës:
Zbutës Uji Pentair 1054
Zbutësi i ujit Pentair është automatik dhe është i përdorur për aplikime shtëpiak, komercial dhe industrial, aty ku kërkohet eleminimi total ose pjesor i gëlqerës nga uji. Përmes kalimit të ujit nëpër shtresën e resinit sintetik, zbutesi largon kripërat e kalciumit dhe magneziumit, duke eliminuar kështu fortësinë e tepërt, që shpesh është shkaku kryesor i dëmtimit të rrjeteve ujore, pajisjeve hidrosanitare, dhe paisjeve elektroshtëpiake.

Përfitimet e mungesës së gëlqerës në ujë janë: kursim 50% në detergjentë, butësi më e madhe në rroba, zierja më e shpejtë e ushqimeve me kursim energjie, ushqime me shije më të mirë, flokë e lëkurë më të butë falë mungesës së grimcave të patretura, efiçiencë e plotë e tubave të kaldajave dhe impianteve për ngrohje të ujit, etj.

Rigjenerimi i resinit bëhet në mënyrë automatike gjatë cikleve të larjes me anë të një tretësire kripe (shëllirë) që futet nga ena e lidhur me zbutesin.
Ujë më i lehtë – pa gëlqere – me zbutes. Uji është automatik.

Produkte të tjera